Mosmarrëveshjet për pronën, mësohet të kenë qenë shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve mes dy familjeve nga Çellopeku i Tetovës, nga zënka e të cilëve sot, u vranë dy dhe u plagosën dy të tjerë, përcjell KlanM. Personi që dyshohet se e ka kryer vrasjen në Çellopek, sipas informacioneve të policisë edhe vetë është i plagosur.
Klan Maqedoni raporton se për shkak të seriozitetit të plagëve, i dyshuari është dërguar me urgjencë nga Spitali i Tetovës për në Qendrën e Klinikave në Shkup.
Rasti tragjik është komentuar edhe nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Sipas tij, vrasja e dyfishtë ka të bëjë rreth kontesteve pronësore.
“Për momentin kolegët janë duke punuar për zbardhjen e rastit. Bëhet fjalë për llogari të papastruara rreth pronës në një familje. Këto janë të dhënat e para që mi dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullaksohet procesi dhe të kemi informata më të detajuara”, ka deklaruar Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme./KlanMacedonia