VIDEO | Atentat ndaj Putinit? – Ukraina mohon, Rusia zotohet për hakmarrje

Ukraina ka mohuar të ketë kryer atentat duke sulmuar Kremlinin me dy dronë, pas pretendimeve të autoriteteve ruse se atentati ishte kryer kundër kundër Vladimir Putinit.

Rusia pretendoi se ngjarja ishte një “sulm i planifikuar terrorist” dhe shtoi se Putin ishte i padëmtuar ky atentat dhe vazhdon të punojë, përcjell KlanM.

Kremlini pretendon se dronët u përdorën të mërkurën në kompleksin në qendër të qytetit të Moskës, ndërsa shtojnë se u çaktivizuan nga mbrojtja e tyre ajrore.

Videoja e shpërndarë e sulmit të supozuar tregoi momentin kur një nga dronët goditi Kremlinin, me flakët që po derdheshin nga çatia.

Britanikja Upday nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pamjet.

Zëdhënësi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Serhiy Nykyforov, ka thënë për CNN se ata nuk kanë “informacione për të ashtuquajturat sulme të natës në Kremlin”, përcjell KlanM.

“Siç ka thënë shumë herë më parë presidenti Zelensky, Ukraina përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të çliruar territorin e saj, jo për të sulmuar të tjerët”, thotë zëdhënësi i Zelenskyt.

Ndërkaq, Moska zotohet për hakmarrje.

“Kremlini i ka vlerësuar këto veprime si një akt të planifikuar terrorist dhe një atentat ndaj presidentit në prag të Ditës së Fitores, Paradës së 9 Majit. Pala ruse rezervon të drejtën për të marrë masa hakmarrëse ku dhe kur e sheh të arsyeshme”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini zyrtar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share