Mbi 50 mijë viktima dhe 240 mijë ndërtesa të shkatërruara
Ndërtesat e dëmtuara nga tërmetet e nisura më 6 Shkurt vijojnë të jenë rrezik për jetën e qytetarëve edhe një muaj më pas. Ky filmim i kamerave të sigurisë tregon shembjen e papritur të një pallati 6-katësh në mes të ditës, buzë një rruge të ngarkuar me njerëz dhe automjete në qytetin Sanliurfa.
Dyshohet se mes mbetjeve të ndërtesës që ishte shpallur e pabanueshme dhe ishte vendosur të shembej, ka trupa njerëzish. Ekipet e emergjencës po përpiqen të gjejnë të mbijetuar.
Autoritetet turke po punojnë intensivisht për të shembur të gjitha objektet e rrezikshme për shmangien e situatave të tilla.
Me mijëra janë ndërtimet që duhen shembur në të 11 rajonet e dëmtuara nga tërmeti. Në total, autoritetet përllogarisin 240 mijë ndërtesa të shkatërruara nga lëkundjet apo që kanë pësuar dëmtime të rënda që i kanë bërë të pabanueshme.
48 miliardë Dollarë është fondi i nevojshëm për rindërtimin, ndër të cilat më shumë se gjysma, për ngritjen e banesave të reja. Mbi 51 milionë njerëz ndërruan jetë në atë që konsiderohet si tërmeti më shkatërrimtar i historisë moderne të Turqisë dhe Sirisë, qindra mijëra të pastrehë./Tv Klan