Të shtunën në mbrëmje rreth orës 19:00 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Kërçovë-Ohër, në vendbanimin Goricë, automjeti i udhëtarëve “Mercedes” me targa të Kërçovës i drejtuar nga 36-vjeçari M.M. nga fshati Drugovë e Kërçovës ka goditur këmbësorin 61-vjeçar R.D. nga fshati Mogorce, rajoni i Dibrës.
Nga plagët e marra, siç njofton Klan M, R.D. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Mjekësore Kërçovë.
Në vendin e ngjarjes kanë bërë këqyrje nga ekipi i Stacionit Policor Kërçovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. /KlanMacedonia/