Vetura ”BMW” me targa të Gostivarit përplas një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore

Dje (10-shtator) në ora 18.10 në SPB- Tetovë, është raportuar se në rrugën “JNA” në Gostivar, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga E.M.(22) nga Balindolli i Gostivariit, ka përplasur këmbësorin 18-vjeçar H.N. nga Gostivari, e më pas është përplasur në një gardh dhe një shtëpi në të njëjtën rrugë. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori dhe pasagjeri në automjet V.K.(28) nga Gostivari, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”.

Një ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer inspektim të vendit të aksidentit” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share