Veteranët kuqezi ‘leksione’ ekipit U-17! Kapllani, Lila e Shkëmbi: Emocion të riveshim këtë fanellë

Veteranët miqësore me ekipin U-17

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë ka vijuar me seancat stërvitore në fushat e Shtëpisë së Futbollit, teksa FSHF synon të ketë një skuadër të gatshme gjatë gjithë kohës për të marrë pjesë në ndeshje miqësore dhe turne ndërkombëtare.

Në seancën e radhës kanë marrë pjesë shumë emra të njohur që kanë shkruar historinë me fanellën kuqezi, ndërkohë që është organizuar edhe një ndeshje kontrolli ndaj skuadrës Etien Academy U-17. Pjesëtarë të skuadrës kanë treguar emocionet e këtij grumbullimin.

Skuadra do të stërvitet rregullisht, duke u kompletuar edhe me lojtarë të tjerë të cilët mund të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në ndeshjet që do të organizohen mes veteranësh.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share