Vetëm 3 nxënës do të regjistrohen në klasë të parë në fshatin Vorcë

Jahi Osmani, veterani i cili 32 vite ia kushtoi arsimimit të brezave

Jahi Osmanin, veteran i arsimit, e takuam duke punuar token e tij. Pas kontributit të tij 32 vjeçar si arsimtar në fshatin Radushë dhe fshatra tjerë, tani po shijon ditët e pensionimit në vendlindjen e tij, fshatin Vorcë të komunës së Sarajit. Por edhe pse është i pensionuar ai është shumë aktiv, njofton KlanM.

“Toka nuk punohet, përveç meje askush nuk punon tokë, unë e kam një pjesë, aty e kaloj kohen. Tani i kanë lënë livadhe. Kohën e lirë e harxhoj, e kam një pjesë të tokës dhe vazhdimisht jam aktiv, zgjohem në mëngjes e respektojmë fenë, jemi mysliman, e fali sabahin dhe filloj aktivitete, pastroj oborrin, dal në ndonjë punë tjetër, kështu me kalon koha”, thotë Jahi Osmani, veteran i arsimit.

Jahiu, sic njofton KlanM, thotë se shkolla ku ai ka mësuar dikur është e njëjtë por dallon nga numri i nxënësve që dikur ka pasur më shumë nxënës se sot.

“Këtu kam mësuar edhe unë dhe shoku i klasës sime Iljaz Spahiu”, thotë Osmani.

E tani në shkollën periferike “Faik Konica” të fshatit Vorcë, sic njofton KlanM, ka vetëm 9-të nxënës, vetëm një ka përfunduar klasën e pestë, ndërsa në klasë të parë presin të regjistrohen vetëm 3 nxënës.

“Shkaku i numrit të zvogëluar është mërgimi, shumica janë në mërgim dhe i kanë marrë familjet ndërsa më herët nuk i kishin familjet atje prandaj edhe numri i nxënësve shkon duke u zvogëluar. Kam punuar një kohë të shkurtë edhe unë në perëndim por e ndërpreva, u ktheva E pash edhe perëndimin si është, atje duhet të punosh sa je i ri dhe të kthehesh në vendlindje”, thotë Jahi Osmani.

Duke biseduar me Jahiun të ngjan se Faik Konica, thënien se populli shqiptar ka disa veti shumë të mira e ka thënë vetëm këtë veteran të arsimit që ka nxjerrë gjenerata të suksesshme dhe sot krenohet kur i përmend nxënësit e tij se janë bërë mjek e shumë profesione tjera që kontribuojnë në shoqëri.

Ndryshe, sic njofton KlanM, fshati Vorcë është një fshat i vogël që bën pjesë në Komunë të Sarajit dhe është larg disa kilometra nga Shkupit, tani aty jetojnë afër 200 banorë ndërsa shumica janë në mërgim dhe kthehen vetëm gjatë pushimeve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share