Vesna Dameva rimerr kryesimin me Këshillin Gjyqësor

DAMEVA: VENDIMI I GJYKATËS ADMINISTRATIVE SHPRESË PËR DREJTËSINË

Pas anulimit të vendimit të Gjykatës Administrative, Vesna Dameva prej sot përsëri është në krye të Këshillit Gjyqësor, përcjell KlanM. Në seancë urgjente të Këshillit Gjyqësor, kryetari aktual Sashko Georgiev dha dorëheqje nga posti. Pasi rimori kryesimin e Këshillit, Dameva deklaroi se vendimi i Gjykatës Administrative është hapi i parë i cili jep shpreh se drejtësia në vend është e arritshme.

“Thellë shpresoj dhe pres që kjo do të jetë edhe fillimi i kthimit të besimit të qytetarëve një gjyqësorë. Puna jonë dhe të gjitha angazhimet do të mbesin deklarative nëse drejtësia nuk duket dhe nëse qytetarët nuk mund ta ndjejnë drejtësinë. Unë jam për të vërtetën pavarësisht kush e thotë, unë jam për drejtësinë pa dallim se për cilën është dhe kundër kujt është”, tha Vesna Dameva.

Ajo theksoj mbështetjen e dhënë nga BE-së në raportin e Komisionit Evropian. E pyetur se çka do të ndodh me vendimet e sjella nga Këshilli Gjyqësor gjatë periudhës kur ishte e shkarkuar, Dameva tha se kjo do të jetë lëndë shqyrtimi e Këshillit Gjyqësor, duke potencuar se është trupë që sjell vendime kolektive. Dameva nënvizoi se legjitimiteti i Këshillit Gjyqësor nuk është vendosur në pikëpyetje sepse vendimi për shkarkimin te saj nuk ishte i sjellë me dëshirën e të gjithëve.

“Më me rëndësi është përgjegjësia morale e të gjithë neve. Ç’do kush nga anëtarët nëse mendon se ka bërë çfarëdo lloj shkelje, se edhe gjatë votimit ka menduar se voton më mënyrë të paligjshme, atëherë mbetet në ndërgjegjen e tij. Unë si ish-kryetare e shkarkuar dhe si anëtar i Këshillit Gjyqësor por edhe si qytetar i ndërmora të gjitha veprimet në drejtim të konstatimit të drejtësisë, sanksionimit të disa procedurave të caktuara, sepse nëse nuk e bëja këtë unë do të isha bashkëpjesëmarrës për të gjitha vendimet e sjella e jo vetëm për shkarkimin time”, tha Vesna Dameva.

Dameva tha se në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor ka vërejtur konstruktivitet dhe shpreson se në të ardhmen, nuk do të ketë pengesa gjatë punës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share