Hailey Bieber nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e saj për bluzet e shkurtra, xhaketat dhe xhinset. Kështu ka vepruar edhe në një nga daljet e fundit në Los Anxheles ku ka bërë bashkë të gjitha preferencat e saj.
Hailey zgjodhi një bluzë të shkurtër të zezë që i tregonte barkun dhe një xhaketë të zezë lëkure ‘oversize’. Kombinuar me xhinse të gjera dhe çizme me majë, modelja nuk harroi të shtonte as aksesorët: syze të vogla dhe vathë të mëdhenj floriri.
Për t’i shtuar pak ngjyrë, Hailey vendosi një kapele të kuqe sportive që fiksonte në vend flokët e shkurtër.
Kaq mjafton dhe jeni gati për të shijuar fundjavën./tvklan.al