MASH: NUK KA NEVOJË PËR VËRTETIM NGA AGJENCIA PËR PUNËSIM
Masa e re e Qeverisë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që prindërit e tyre që kanë të ardhura më të ulëta se 50.000 denarë, të marrin 1.200 ose 1.800 denarë, ka shkaktuar tollovi dhe rrëmujë para Qendrave të Punësimit.
Nga Ministria e Arsimit, siç njofton Klan M, thonë se është thjeshtuar procesi i aplkimit dhe se nuk ka nevojë për vërtetim nga Agjencia për Punësim.
“Ju njoftojmë se me rastin e aplikimet të nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme, prindërit/kujdestarët që nuk janë të punësuar ,nuk janë të detyruar të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia e Punësimit, por duhet të dorëzojnë certifikatën e të gjitha llogarive personale të transaksionit për muajin paraprak si dëshmi se nuk ka të ardhura në bazë të rrogës” – thonë nga MASH.
Tollovi dhe rrëmuja shënohen edhe në punktet e reja për nxjerrjen e dokumenteve në Shkup.
Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, duke adresuar kritika ndaj autoriteteve të MPB-së.
“Paaftësia e Oliver Spasovskit I ka lënë njerëzit jashtë, në temperature nënzeron dhe në ajër të ndotur, të presin, të shtyhen para punkteve të improvizuara. MPB-ja dhe Spasovski në mënyrë më dinjitoze vepruan për 215 kriminelët botëror se sa për qytetarët e tyre. Tashmë një muaj në MPB nuk sistem” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.
Autoritetet e vendit për shkak të skadimit të afatit të shkurtit për nxjerrjen e dokumenteve me emrin e ri të vendit, hapën disa pika të reja. Pavarësisht vendimit të autoriteteve që këto pika të punojnë edhe gjatë fundjavës, duket se nuk ka pasur efekt në uljen e tollovive. /KlanMacedonia/