Veriu i Kosovës: NATO shton masat e sigurisë – serbët sërish në protesta

SËRISH SULMOHEN MEDIAT – BRENDA DY DITËVE AGK EVIDENTON 16 SULME

Rrethoja me gjemba janë vendosur nga KFOR-i në ditën e pestë të protestave të qytetarëve serb në Zvecan.

Në rrethoja protestuesit të cilëve u prinin mantelbardhët kanë vendosur flamuj të shtetit të Serbisë.

Protestat kanë vazhduar edhe në dy komunat tjera Leposavic dhe Zubin Potok.

Kryetarët e Zvecanit e Zubin Potokut që vijnë nga PDK kanë thënë se nuk do të dalin në zyra të komunës.

Ish kryetari i Zvecanit Dragisha Mileviq duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti ka thënë se në mesin e protestuesve nuk ka struktura ilegale, grupe kriminale apo pjesëmarrës të grupit Ëagner.

Ai ka ftuar protestuesit që të mos sulmojnë askë dhe protesta të jetë paqësore.

”Kemi dy kërkesa, të tërhiqen njësitet speciale nga komuna e Zvecanit si dhe kryetari që morri afro 100 vota me votime në kontejnerë nuk është i pranueshëm apo i mirëseardhur. Duam të zgjidhim me paqe këtë situatë” – tha Dragisha Mileviq – ish kryetar i Zveçanit.

Por menjëherë pas thirrjes së ish kryetarit të Zvecanit cak i sulmeve kanë qenë sërish mediat, duke sulmuar kështu 2 vetura të mediave të Kosovës. Brenda dy ditësh AGK ka evidentuar 16 sulme ndaj mediave të Kosovës dhe Shqipërisë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share