SERBËT EDHE SOT PARA NDËRTESAVE KOMUNALE NË VERI
Ditë e qetë në veri të Kosovës. Serbët kanë vazhduar të tubohen afër ndërtesave të pushtetit lokal. KFOR-i vazhdon të mbetet afër ndërtesave të Komunave dhe në të gjitha hyrjet, njofton KlanM.
Serbët kërkojnë që Kryetarët shqiptar të Komunave në veri të Kosovës, të mos hyjnë në ndërtesat komunale, të largohen forcat speciale të policisë së Kosovës dhe të lirohen të arrestuarit.
Mediat serbe, sic percjell KlanM, njoftojnë se mbi 160 intelektualë serbë nga Kosova I janë drejtuar bashkësisë ndërkombëtare që përmes masave urgjente të ndalin eskalimin e mëtejshëm të situatës dhe të krijojnë kushte për paqë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, ka njoftuar nisjen e shpërndarjes së forcave turke në Kosovë.
“Pas ngjarjeve në Kosovë, bataljoni i komandove të brigadës së 65 të mekanizuar, që është shpërndarë në rajon, është nisur në Kosovë” – percjell KlanM, njoftimin e Ministrisë turke të mbrojtjes, duke publikuar edhe pamje të komandove turke.
Turqia iu përgjigj pozitivisht NATO-s, për të dërguar forca speciale në Kosovë. Komandot turke do të stacionohen në kazermën e Prizrenit./KlanMacedonia/