“Vera e zgjatur” – Fillimi i shtatorit me temperatura mbi 30 gradë!

Java e parë e shtatorit, në Maqedoninë e Veriut por edhe në rajon, do të kalojë në shenjë të temperaturave të larta mbi mesataren apo ndryshe sic njihet ndër popull “verë e zgjatur”.

Megjithatë, mëngjeset do të jenë të freskëta, me temperatura nga 10 deri 19, kurse ato maksimale të ditës do të shkojnë nga 28 deri 36 gradë.

Gjatë së shtunës në mëngjes, ishin shënuar 29 gradë në Gjevgjeli dhe në Petrovec të Shkupit.

Drejtoria për Punë Hidrometereologjike ka njoftuar se do të vazhdojë periudha e motit stabil, kurse temperaturat ditore do të jenë më të larta për 2 deri 3 gradë Celsius.

Sipas metereologëve, në javën e parë të shtatorit, do të mungojnë edhe reshjet e shiut, me cka do të vazhdojë periudha e thatësirës gjithandej Ballkanit.

“Vera e zgjatur” paraqet mundësi të mirë për të gjithë ata që planifikojnë pushimet vjetore për shtator, pasi dy javët e ardhshme, sipas metereologëve, moti do të jetë i përkryer.

Ndryshe shtatori paralajmëron nisjen e vjeshtës, kur dita nis të shkurtohet kurse nata bëhet gjithnjë e më e gjatë. Shtatori gjithashtu është muaji kur amplitudat e temperaturave janë më të mëdha.

Reshje më të mëdha dhe më të shpeshta, si dhe ulje drastike të temperaturave pritet të ketë pas 15 shtatorit.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share