KATËR TENORË NGRISIN NË KËMBË TEATRIN ANTIK
Në Ohër mbrëmë ka filluar festivali më prestigjioz artistik në vend, “Vera e Ohrit”, i cili mbahet për 62 vite me rradhë. Hapjen e festivalit e kanë bërë katër tenorë nga Italia, të cilët interpretuan në teatrin antik në pjesën e vjetër të qytetit të Ohrit, së bashku me orkestrën e Operës dhe Baletit Kombëtar. Presidenti Stevo Pendarovski në fillim theksoi se…
Katër tenorë të rinj nga Italia, me repertor të njohur u kanë dhuruar mbrëmje magjike mijëra spektatorëve në Teatrin Antik, në hapjen e edicionit të 62-të të festivalit “Vera e Ohrit”. Pas edicioneve modeste gjatë dy viteve të kaluara në pandemi, organiatorët premtojnë program të pasur deri në fund të verës, artistë të muzikës dhe të teatrit, vendas dhe ndërkombëtrë.
“Falë manifestimit kulturor më me renome te ne, festivalit “Vera e Ohrit”, më shumë se gjashtë dekada jemi dëshmitrë të interpretimeve të jashtëakonshme të artistëve të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarisht. Është posaçërisht e rëndësishme që në program marrin pjesë edhe artistët më të mirë maqedonas të muzikës dhe të teatrit, krijimet e të cilëve janë të njohura për publikun vendas dhe ndërkombëtar”, deklaroi Stevo Pendarovski President i RMV-së.
Në kushte të mohimit të kulturës dhe identitetit maqedonas, Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska theksoi.
“Vështrimi ynë drejt së kaluarës nuk është me qëllimin që t’ia kthejmë shpinën së ardhmes. Në të kaluarën tonë nuk ka asgjë nga e cila do të turpërohemi që të na detyrojë të mos e shohim më.” deklaroi Bisera Kostadinovska Ministre e Kulturës.
Tenorët e rinj, Alesandro Kosentino de Akrisa, Federiko Sera, Xhovani Maria Palmia dhe Ugo Tarkvini, në repertorin e tyre gjithashtu iu kthyen traditës kulturore të vendit të tyre, Italisë, si dhe treshes së njohur të tenorëve nga e kaluara, e udhëhequr nga Luçano Pavaroti. Qindra mysafirë, nga vendi, nga vendet fqinje dhe ato evropiane do të interpretojnë në “Verën e Ohrit” deri në fund të festivalit, deri më 20 gusht./KlanMacedonia/