Vera e 2023, më e nxehta në histori

Studimi nga “Copernicus”: Temperaturat e deteve dhe oqeaneve arritën rekordin në muajin Gusht

Vera e këtij viti mund të ketë qenë më e nxehta në historinë e njeriut. Në këtë përfundim arrijnë studimet e kryera nga “Copernikus“ agjencia e Bashkimit Europian që studion ndryshimet klimatike.

Në studimin e saj më të fundit thuhet se Gushti ishte muaji i 6-të radhazi, ku mesatarja globale e temperaturave të sipërfaqes së deteve dhe oqeaneve u rrit në mënyrë të pandërprerë, duke arritur nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë. Matjet janë bërë në zonat detare ku nuk ka prani akujsh.

Mesatarja e temperaturave të ujërave detarë në fund të Gushtit arriti në 21.02 gradë Celsius një rritje me 0.07 gradë Celsius krahasuar me Marsin dhe 0.13 gradë krahasuar me të njëjtën periudhë të 7 viteve më parë. Një situatë e tillë ka theksuar edhe fenomenin El Njinjo të ngrohjes së oqeaneve që ka shpeshtuar katastrofat natyrore mbi sipërfaqen e tokës.

Në një studim të publikuar muajin e kaluar nga agjencia europiane arriti po ashtu në të njëjtin përfundim se hemisfera veriore përjetoi verën më të nxehtë që në 1940 kur nisën të regjistroheshin temperaturat e ajrit, që mund të jetë edhe më e nxehta në 120 mijë vite që kur mendohet se fillon historia e njerëzimit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share