Xherdan Shaqiri ka qenë edhe një herë protagonist tek Chicago Fire.
Futbollisti kosovar e ndihmoi ekipin e tij në fitoren e radhës.
Dhe, pas ndeshjes tifozët shqiptarë e mirëpritën tek tribunat përfaqësuesin zviceran.Me këtë rast, njëri prej tyre ia ofroi futbollistit nga Zhegra e Gjilanit flamurin kombëtar shqiptar.
Dhe, Shaqiri me plot kënaqësi e dha nënshkrimin e tij në flamurin me shqiponjën dykrenore.
Edhe pse e përfaqëson Zvicrën, Shaqiri nuk i ka fshehur asnjëherë rrënjët e tij shqiptare.
Madje, në këputët e tij sportive kohë pas kohe e ka shfaqur edhe flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, krahas atij të Zvicrës. /Gazeta Express/