Selena Gomez ka krijuar sërish drama në Hollywood!
Fansat kuptuan se ajo ka hequr disa persona të njohur nga rrjeti social ‘Instagram’. Këngëtarja hoqi Zayn Malik, Gigi Hadid, Bella Hadid dhe Dua Lipa nga lista e saj në rrjetin social. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi vendimin dramatik.
30-vjeçarja u përfol se ishte në lidhje me Malik, në fillim të këtij viti. Megjithatë, së fundmi ajo deklaroi se ishte “single”. Ajo dhe ish-anëtari i One Direction thuhet se ishin takuar në pranverë dhe dyshohet se u panë duke u puthur gjatë një nate në New York City.
Malik ka një vajzë me ish partneren Gigi Hadid, kështu që ndoshta kjo mund të jetë një arsye për sjelljen e Gomez në rrjetet sociale. Këngëtarja dihet se ka disa raporte jo fort të mira me disa nga personat e njohur në industrinë botërore.
Ajo pati një mosmarrëveshje publike me shoqen e saj, Francia Raisa. Kjo e fundit i dhuroi veshkën e saj Gomez në vitin 2017, por ylli i popit, dyshohet se vazhdoi të pinte alkool më pas.
Gomez gjithashtu e gjeti veten në qendër të një rivaliteti me gruan e ish të saj Justin Bieber, Hailey Bieber.
Mosmarrëveshjet e vazhdueshme duket se po i sjellin shqetësime pasi kohët e fundit është fotografuar e hutuar në qytet, pak kohë pasi u kthye nga Parisi.