Vendosi të agjëronte prej miqve të saj, spikerja: Nisi në një periudhë të vështirë, isha shumë e brishtë

Spikerja e Klan News, Iva Kalemi, agjëron prej 7 vjetësh. Kalemi shprehet për “Shije Shtëpie” në Tv Klan se vjen nga një familje që i përket besimit mysliman, por dëshira për të praktikuar ritualet ka ardhur nga dy miqtë e saj. Eraldo Rexho dhe gazetarja e cila ka ndërruar jetë, Adelajda Xhamani kanë ndikuar në mënyrë të tërthortë te spikerja, ndërsa vendimi erdhi gjatë një periudhe të vështirë.

Iva Kalemi:Ndikimi nuk ka ardhur nga familja, pavarësisht se e theksova që jemi besimtarë, ka ardhur nga dy miq të mi, Adela që nuk jeton më dhe Eraldo. Unë qëndroja gjatë gjithë kohës me ta dhe agjërimi ka ardhur në një periudhë shumë të vështirë të jetës time, një periudhë krejt të re. Isha shumë emotive ato kohë, shumë e brishtë.

Katerina Trungu: Pra ka qenë  një ngjarje që të ka prekur jo për mirë.

Iva Kalemi:Jo për mirë dhe ka ndikuar shumë pozitivisht sepse në njëfarë mënyrë gjëja kryesore është ana shpirtërore dhe mendore se sa të qëndruarit gjatë pa u ushqyer. Ajo që të jep muaji i Ramazanit, të jep një durim, vullnet shumë të fortë si njeri, besimi forcohet, marrëdhënia jote me Zotin që ti beson bëhet shumë e madhe dhe ti e kupton në momentin që mban agjërimin. Që atëherë ka nisur agjërimi nga ana ime dhe nuk e kam ndërprerë çdo vit.

Katerina Trungu: Për të ndalur pak te dy miqtë e tu, Adela, e ndjera Adela dhe Eraldo Rexho, Eraldo është një mik i ngushtë i yti, e kemi parë edhe në rrjete sociale që ndan shumë kohë me të. Forma që ata të përfshinë le të themi, fjalët që ata të thanë…

Iva Kalemi:Jo, ndikimi ishte le të themi i tërthortë, ata agjëronin…

Katerina Trungu: Pe se sa mirë

vepronte tek ata agjërimi?

Iva Kalemi:E shikoja teknikisht tek ata, pastaj gradualisht pashë që kishte një rëndësi shumë të madhe./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share