Vendoset punësimi i 1.117 personave në shëndetin publik

KOVAÇEVSKI: ME PUNËSIMET MBYLLEN BOSHLLËQET

Qeveria ka miratuar vendimin për punësimin e 1.117 punonjësve në shëndetin publik. Bëhet fjalë për personel mjekësor, personel ndihmës-teknik, higjienistëve dhe vozitësve, përcjell KlanM. Kryeminsitri, Dimitar Kovaçevski deklaroi se ky vendim është sjellë me qëllim që të zvogëlohen boshllëqet që i kanë shtëpitë e shëndetit publik.

“Mjekët tanë kanë vërtetuar se mund të kryejnë operacionet më komplekse, të cilat nuk ka pasur. Prandaj të gjithë mjekët e rinj që punojnë me kontratë do të qëndrojnë në institucionet publike ku punojnë dhe do të kryejnë punën e tyre. Me këto ndryshime shpresojmë që punonjësit shëndetësorë të jenë të kënaqur, sepse me punëtorë të kënaqur shëndetësorë do të kemi edhe pacientë të kënaqur”, tha Dimitar Kovaçevski.

Ministri Fatmir Mexhiti potencoi se investimi në punonjësit shëndetësor është një nga segmentet më të rëndësishme për të ardhmen e kujdesit shëndetësor publik.

“Në periudhën e kaluar, edhe pse në kohë krize, investimet në shëndetësi kanë qenë të mëdha. Ne investojmë jo vetëm në pajisje dhe infrastrukturë, po investojmë edhe në kuadro, rritje pagash, shtesa për punonjësit e shëndetësisë. Me investime të tilla serioze në shëndetësinë publike, ndihmojmë në rritjen e cilësisë së shërbimit, për të lehtësuar qasjen në shërbimet shëndetësore dhe përpiqemi që pacientëve tanë t’u ofrojmë shëndetësi evropiane”, tha Fatmir Mexhiti.

Nga Qeveria shtuan se në të ardhmen do të investohet edhe në trajnimin dhe përgatitjen e stafit mjekësor në vend./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share