Gjykata Themelore në Pejë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit Edmond Lajqi.
Lajqi në orët e para të ditës së martë vrau bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, në banesën e çiftit në Pejë.
Viktima la pas vetes edhe tre fëmijë, ndërsa dorasi akuzohet edhe për vepra të tjera kriminale.
Në vitin 2021 kishte edhe një aktakuzë të ngritur ndaj tij.
Gjatë ditës janë parë qindra reagime në rrjetet sociale, ndërsa presidentja Osmani, si shkak edhe i kësaj të sotmes e asaj të para katër ditëve në Ferizaj, ku u vra 21-vjeçarja Erona Cokli ka vendosur që e mërkura të jetë ditë zie në vendin tonë.