Dënimi i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në gjyqin e tij penal në Manhattan, është shtyrë për pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor.
Bëhet e ditur se avokatët e Trumpit kanë përdorur disa manovra ligjore për të vonuar dënimin, i cili ishte planifikuar për 18 shtator.
Ai deklaroi se çështja kërkon “një seancë dënimi që është tërësisht e fokusuar në verdiktin e jurisë”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
“Vendimi i tyre duhet të respektohet dhe të trajtohet në një mënyrë që nuk zbehet nga madhështia e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale”, tha Merchan duke rënë dakord të shtyjë dënimin deri tre javë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Ndryshe, në maj, një juri në New York e dënoi Trumpin për 34 akuza për falsifikim të të dhënave.
Kjo ishte hera e parë që një president aktual ose i SHBA-së ishte dënuar ndonjëherë për një krim.
Trump mund të përballet me një dënim deri në katër vjet burg, por Justice Merchan ka gjithashtu diskrecionin për të vendosur një dënim me gjobë, me kusht ose një afat të shkurtër burgimi. /Telegrafi/