Gjykata Komerciale e ka aprovuar ankesën e Klan Kosovës, duke e shtyrë vendimin e MINT-it rreth pezullimit të certifikatës së biznesit.
Klan Kosova me këtë rast falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur betejën e mediave për ta mbrojtur lirinë e shprehjes, dhe në këtë rast Klanin në veçanti.
Kjo mbështetje erdhi në masë të madhe si nga komuniteti i gazetarëve, ashtu edhe nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, vendet e Kuintit e më gjerë.