Futbollit turk do të rinsië të martën e ardhshme pas një pezullimi një javor për shkak të një sulmi fizik në fushë të një presidenti klubi ndaj një gjyqtari.
Federata Turke e Futbollit vendosi t’i shtynte për një kohë të pacaktuar të gjitha ndeshjet, pasi presidenti i klubit të Ankara-gucu, Faruk Koca, hyri në fushë dhe goditi me grusht arbitrin Halil Umut Meler në fytyrë në fund të një ndeshje të Super Ligës. Gjyqtari më pas u godit me shkelm ndërsa ishte shtrirë në fushë.
Kreu i institucionit te futbollit Mehmet Buju-keksi tha se bordi vendosi që ndeshjet të rifillojnë më 19 dhjetor dhe ndryshimet e nevojshme do të bëjnë për të adresuar shqetësimet për sigurinë, përfshirë amendime të ligjeve aktuale.
“Të gjitha kampionatet rinisin më 19 dhjetor. Është kërkuar që të merren masat e nevojshme për sigurinë. Kemi folur për këto, përfshirë edhe ndryshime që mund të bëhen në ligj. Ka nisur menjeherë puna, pas takimit me minsitrin e Drejtësisë.”
Kreu i federatës tha se komiteti disiplinor do të vendosë të enjten për statusin e Ankaragucu dhe presidentit të saj dhe të klubit.
Koca u arrestua të martën për sulmin ndaj arbitrit, që e la spitalin të mërkurën, pa probleme shqetësuese shëndeti, por me sy të nxirë.
Klan News