Vendimi i Dhomës së Përfaqësuesve/ Ukrainasit mirëpresin ndihmën amerikane

Ukrainasit kanë mirëpritur vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve për miratimin e një pakete ndihme për Kievin.Vendimi u përshëndet nga presidenti Zelenski dhe vemdet aleate të Ukrainës.

Banorët në Kiev mirëpritën vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së  për të miratuar një paketë legjislative prej 95 miliardë dollarësh që ofron ndihmë sigurie për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

VALENTYN LAHUTA-INXHINIER MEKANIK

“Kjo ndihmë vjen me vonesë. Me vullnetin e Zotit, Senati do të miratojë projektligjin, në mënyrë që Ukraina të rimarrë forcat e saj dhe të luftojë kundër Rusisë.”

Megjithatë, disa banorë të tjerë thonë se ndihma nuk është e mjaftueshme por lehtëson Kievin i cili ka më shumë se dy vite që lufton kundër forcave ruse.

IVAN SPORYSH-FERMER

“Në pamje të parë , 61 miliardë dollarë mund të mos duken shumë, por na jep një shans për të marrë armë sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të dëbuar pushtuesit rusë nga Ukraina. Në dëshirojmë që lufta të marrë fund dhe po bëjmë gjithcka që mundemi.Ukraina është e fortë dhe po bën gjithcka që është e mundur, Ukraina do të përfitojë nga këto armë.”

Senati amerikan do të fillojë shqyrtimin e projektligjit të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të martën, ku miratimi i tij është thuajse i siguruar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy reagoi për vendimin duke thënë se me këtë vendim  SHBA-së do të shpëtojë mijëra jetë” ndërsa Shefi i Këshillit Evropian të BE-së, Charles Michel tha se vota e SHBA-së i dërgon një mesazh të qartë Kremlinit se ata  që besojnë në lirinë dhe kartën e OKB-së do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe popullin e saj”.

GAZETARE: XHUANA LIKA/REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share