Vendi vazhdon të përballet me disa zjarre aktive, për momentin po shfrytëzohet ndihma edhe nga jashtë.
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, shprehet optimist se do të vendoset kontroll mbi zjarrin e madh që digjet prej ditësh në malin Serta. Ai njëkohësisht bëri të ditur se në këtë rajon po dërgohen katër helikopterë, dy të ushtrisë dhe një helikopter të policisë dhe do t’u bashkohet edhe një helikopter i Malit të Zi. Në territorin e Komunës së Gjevgjelisë mbi fshatin Negorc po dërgohen dy helikopterë sllovenë, ndërsa në komunën e Novosellës në malin Ograzhden një helikopter i madh nga Turqia dhe një nga Serbia me pesë tonë ujë.
“Po ashtu do të nisen të gjithë ‘ertraktorët’, tre nga DMSh dhe dy ‘ertractors’ turq së bashku me atë kanadez nga Kroacia në malin Serta në territorin e Komunës së Shtipit pas fshatit Dragoevo. Në të gjitha vendet ku do të operojë avioni, ne kemi njësi zjarrfikëse në terren, të cilave u bashkohen 100 ushtarë të ushtrisë dhe 30 pjesëtarë të policisë”, tha ai.
Angelov,njoftoi se në pordorim është vendosur dhe avioni Herkules nga Rumania, i cili bart të ashtuquajturat bomba uji prej më shumë se pesë tonësh. Së bashku me të do të ulet edhe një aeroplan tjetër, i cili shërben si logjistikë.
“Ka ende disa zjarre në territorin e shtetit, të cilat do të kërkojnë mbështetje ajrore, në komunat Çashkë, Dollnen, Studeniçan, Zelenikovë, ka zjarr nën majën e Solunska Gllavës, si dhe zjarri afër Radovishit , për të cilin pritet të vendoset nën kontroll”, thotë Angelov.
Zjarre aktive në territorin e vendindit janë në këto vendbanime.
Komuna e Negotinës në atarin e fshatit Kalanjevë- Mali Serta
Komuna e Shtipit, në mes të fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, Haxhi Rexhepli
Komuna e Novosellës mbi fshatin Badilen
Komuna e Çashkës, fshatrat Drenovë dhe Jabollçishtë e poshtme
Komuna Çashkë, fshati Gabrovnik
Komuna e Dollneni, fshati Slepçe
Komuna e Gjevgjelisë, në mes të f Negorci dhe fshati Kovanec
Komuna e Studeniçanit
Komuna e Zelenikovës, në mes të Jaboëlçishtit të poshtëm dhe Dejkovecit
Komuna e Radovishit, Gornit dhe Dilni Lipoviqit
Komuna e Manastirit, varrezat e Gërmës në Bair
Komuna e Dellçevës.
Komuna e Likovës, f .Vaksincë dhe Sllupçan
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e vendit. Ndërkaq si rrjedhoj e zjarrëve është ndërprerë qarkullimi për të gjitha llojet e automjet nëp rrugën rajonale Negotinë – Shtip, afër fshatit Pepelishtë. /tvklan.mk/