Vëllai i Visar Ganiut, demanton emisionin ‘STOP’

Pas reagimit të emisionit ”Stop” në TV Klan ka reaguar Driton Ganiu në rrjetet sociale.

Të nderuar miq dhe dashamirë, lidhur me emisionin “STOP” në TV Klan i cili u transmetua mbrëmë dhe lidhur me reagimet tjera

Ju shpalosi faktet të cilat demantojë akuzat e pabaza:

1. Procedura ligjore

Ri-zgjedhja ime si drejtor i shkollës është bërë komform dispozitave ligjore në procedurë të nisur nga Këshilli i shkollës në muajin Shkurt të këtij viti. Në këtë konkurs un isha kandidati i vetëm dhe i plotësoj të gjitha kushtet. Pasi kryetari i komunës nuk e respektoi vullnetin e këshillit shkollor për zgjedhjen time si drejtor, sipas ligjin, këtë vendim e konstaton ministi i arsimit.

2. Financat shkollore

Personi anonim gjatë intervistës numëroi disa gënjeshtra, disa nga injoranca e disa nga qëllimi i ligë: AKTIVA 400.000 Euro (26.800.000 denarë) e bilansit të gjendjes i referohen vlerës totale të shkollës, përfshi objektin dhe paisjet – pra nuk janë fonde që menaxhohen nga shkolla.
Poashtu, shuma e 90.000 eurove investime që i përmend (5.279.000 denarë), po të kishte vizituar ndonjëherë shkollën tonë ky person anonim, do ti shikonte renovimet e realizuara, si në rrethimin e shkollës, sallës së sportit, dyerve etj.
Rreth kredive të punëtorëve – Sipas procedurës ligjore në Maqedoni, nëse punëtori nuk paguan detyrimet, pas një vendimi nga përmbaruesit, ne si punëdhënës jemi të obliguar tua ndalojmë nga pagat e rrogave. Pra buxheti shkollor nuk ka bërë pagesa të kredive të punëtorëve!

3. “Kamerat e sigurisë”

Inçizimet e kamerave janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme dhe do të ketë procedurë gjyqësore për të ndjekur përgjegjësi për personat që kanë bërë shkelje. Ashpër demantoj se ka pasë çfarëdolloj nxjerrje dokumentash nga objekti shkollor. Nga videoja shihet qartë se bëhet fjalë për rekuizite sportive dhe gjëra personale të cilat i kemi transferuar tek salla e sportit ditën kur kryetari i komunës solli vendim për shkarkim. Këto transferime të gjërave personale nuk janë bërë aspak në mënyrë të fshehur.
Disa punime të realizuara ne mandatin tim të parë, shkruan Driton Ganiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share