Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri.
Veliaj tha se me Blinkenin folën për investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytetin e Shqipërisë, Piramidën e Tiranës.
“Dje një simbol i izolimit e të shkuarës, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes”, shkroi Veliaj, transmeton Klankosova.tv.
Blinken gjatë ditës u takua edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, me të cilin pritet që të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.