Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë disa nga fotot e nismës së re që u mundëson turistëve të shumtë një tur në pikat kryesore në kryeqytet.
“Kush është për një xhiro?Tani mund të vizitosh Tiranën me OpenBus Albania. Autobusi më i ri i cili mundëson turin anë e kënd qytetit, për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj të cilët duan të njihen me atraksionet, monumentet dhe historinë e qytetit”, shkruan Veliaj.
Tanimë, Tirana mund të vizitohet me autobus të hapur shëtitës./tvklan.al