“Veç pse jeni shqiptar” – Familjari tregon se çfarë iu tha BIA serbe pasi i arrestoi vëllain dhe dhëndrin

Dy kosovarë janë arrestuar duke kaluar kufirin në Merdare nga policia serbe.

Ata janë arrestuar dje teksa po tentonin të kalonin pik kalimin kufitar në mënyrë të rregullt. Personat e arrestuar janë Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi nga Podujeva.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar vëllain e njërit nga të arrestuarve, Labinot Maliqi i cili ka treguar se pse I kanë arrestuar.

Maliqi tha se dy familjarët e tij janë arrestuar “veç pse janë shqiptar”. Kështu sipas tij i janë arsyetuar policia serbe për të cilët ai pretendon se janë BIA.
“Dje janë nisur me shku ne Gjermani. Kur kanë arrit në kufi në Merdare janë arrestuar nga BIA serbe. Sipas informative që mi dhanë personat që I kanë arrestuar pasi që unë i veta pse po i arrestoni me than që vetëm pse jeni shqiptar. Bashke me vëllaun ka qenë edhe dhëndri i cili është arrestuar edhe ai”. Deklaroi ai.

Që nga dje askush nga familjarët nuk ka asnjë kontakt me personat e arrestuar.

Tutje, Maliqi tregon se lidhur me rastin i ka njoftuar institucionet e Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share