Aktori Kevin Conroy ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare
Ai luajti për herë të parë Bruce Wayn, 30 vjet më parë në seritë e animuara të filmit Batman dhe vazhdoi të shfaqej në një numër shfaqjesh televizive, filma artistikë dhe video lojëra.
Ai gjithashtu bëri zërin e superheronjëve në videolojërat Arkham Knight dhe Arkham City dhe gjithashtu u shfaq në një episod të vitit 2019 të Batwoman.
Agjenti i tij Steven Neibert tha për BBC: “Komuniteti i zëdhënësve humbi një nga të mëdhenjtë. Jam plotësisht i shkatërruar pasi kam punuar me të për më shumë se 25 vjet.”
Conroy u përshkrua si një “mik i dashur” nga drejtori i aktorëve Andrea Romano.
Ajo shtoi se: “Zemra e ngrohtë e Kevinit, e qeshura e thellë e këndshme dhe dashuria e pastër e jetës do të jenë me mua përgjithmonë”.
Aktori i Star Wars, Mark Hamill, i cili luajti armikun e Batman-it, The Joker në animacionet dhe videolojërat Batman, tha se Conroy ishte një nga vëllezërit e tij të preferuar në planet, duke shtuar se ai “e donte atë si një vëlla”.
Të trishtuar nga lajmi për vekjen e aktorit kanë qenë edhe kompania DC Comics të cilët u shprehën se ishin thellësisht të pikëlluar nga lajmi.
Në një intervistë me The Hollwood Reporter në 2017, Conroy tha se frymëzimin për zërin e Batman e kishte marrë nga filmi i viteve 1930 The Scarlet Pimpernel.
“Kam luajtur Bruce Wayne-n si një lloj playboy humoristik në kundërshtim me natyrën e ngurtë të Batman-it“, tha ai./tvklan.al