Vdes një person pasi rrokulliset me motor në Novosellë

Një person ka ndërruar jetë pasi është rrokullisur me motor.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën në fshatin Novosellë.

“Raportohet se një mashkull kosovar është rrokullisur me motor. Njësiti i emergjencës, personin e lënduar e kanë dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share