Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.
“Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral pasditen e sotme”, njoftoi Pallati Mbretëror.
Shëndeti i Mbretëreshës u përkeqësua ditën e sotme gjatë një vizite të saj në Skoci. Elizabeth II është monarkia më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, duke mbretëruar për 70 vite.
Mbretëresha ndërroi jetë në kështjellën Balmoral në Skoci. Të gjithë anëtarët e familjes mbretërore u mblodhën aty me urgjencë gjatë pasdites së sotme, pasi Pallati Mbretëror njoftoi zyrtarisht për përkeqësimin e shëndetit të Elizabeth II.
Me vdekjen e saj, vendin në zi do ta udhëheqë djali i saj i madh, ish-Princi i Uellsit, Charles, i cili do të jetë Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komunuelthit.
/tvklan.al