Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për spital pasi u godit me thikë në zemër, në Durrës.
Personi i dyshuar u arrestua pas 3 orësh ndjekje nga policia, raporton Tvklan.
Raportohet se i dyshuari dhe viktima ishin fqinj dhe sherri mes tyre ka nisur që në pallat.