Spitali Klinik i Tetovës ka regjistruar vetëm dy raste të foshnjave të lindura të vdekura gjatë vitit 2024.
Në lidhje me rastin e fundit të një foshnje të vdekur në këtë spital, kryeshefja e repartit ka deklaruar se foshnja ka lindur e gjallë, por nuk ka reaguar ndaj përpjekjeve për reanimacion.
Ajo ka theksuar se po pritet raporti i autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Mjekët dhe stafi i spitalit janë në pritje të rezultateve për të sqaruar rrethanat e plota të rastit, ndërsa familja kërkon përgjigje për fatkeqësinë e tyre.