LSDM: TRANSPARENCË NË PËRCAKTIMIN E PËRGJEGJËSISË
Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar sot në mëngjes po filluar kontrollet në Spitalin Kozle dhe Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pas vdekjes së një fëmije 14 muajsh pardje, ndërsa më herët prindërit e tij denoncuan se fillimisht punonjësit e spitalit kanë rrefuzuar të pranojnë fëmijun të shtrihet për kurrim në spitalin e njetë.
Këtë e ka konfirmuar edhe ministri I shëndetësisë, Arben Taravari, i cili iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve pas shënimit të ditës së dhurimit të organeve. Ministri i Shëndetësisë, Taravari theksoi se mëngjesin e sotëm ka pasur një takim me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar.
– Takimi i parë mëngjesin e sotëm ishte me drejtorin, tashmë ekipet janë në teren. Komisioni tashmë është formuar dhe është në punë, në terren për të shqyrtuar të gjitha faktet dhe argumentet”, tha Taravari.
Ka reaguar sot edhe LSDM-ja opozitare duke kërkuar përgjegjësi nga autoritete shëndetësorë për humbjen ragjike të jetës së fëmijut 14 muajsh.
“Informacionet e konfirmuara se foshnjës i është refuzuar shtrimi në spital janë jashtzakonisht shqetësuese. Ky është rasti i dytë tragjik mbrenda një jave në objektet e shëndetësisë. LSDM kërkon analizë më të thellë dhe transparencë të plotë në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë” – thonë nga LSDM.
Ndërkaq, kujtojm që fëmija tre herë me radhë është derguar në spitalin klinik për fëmijët nga ku i është refuzuar mjekimi, më pas prindër e kanë dërguar në Kolze nga ku atje i është përkeqësuar gjendja. Se i është refuzar shtrimi në spital dje është konfirmuar edhe nga vet Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili ka theksuar se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për rastet e tilla në sistemin shëndetsore.