Vdekja e foshnjës 7 muajshe! Taravari pret raportin e Komisionit të Ekspertëve!

Nga kontrolli i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH), në Klinikën e Fëmijëve, pas vdekjes së foshnjës shtatë muajshe, u konstatua se Klinika e Fëmijëve ende nuk e ka zgjidhur problemin me praninë e detyrueshme të specialistit në ambulancën për kujdestari.

I pyetur për rastin e foshnjës 7-muajshe dhge Raportin e Inspektoratit, Ministri I Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se pret edhe raportin e komisionit të ekspertëve. Taravari, gjithashtu, përsëriti se specializantët që moti kujdestarojnë nëpër klinikat.

“Tek raporti aspak nuk ka vërejtje për atë se përse është lëshuar në shërim shtëpijak, por ka vërejtje se pse specializanti ka qenë ai i pari që e ka kontrolluar fëmijun edhe pse të njëjtën ditë pak më vonë pasi janë marë mendime prej infektologjisë dhe prej dermatologjisë përsëri e ka parë edhe specialist. Tradicionalisht 20-30 vite në Maqedoni për shkak të mungesës së mjekëve, specialistëve cdo herë specializantët ndihmojnë specialistët, sepse ashtu mësohet specialisti”, tha Taravari. 

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor poashtu thonë se është krijuar dokumentacioni mjekësor nga mjekët që nuk janë të pranishëm në punë për të cilat Inspektorati ka nxjerrë vendim, afati i të cilit po mbaron. Po ashtu kujtojmë që drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi tha se janë respektuar të gjitha procedurat dhe trajtimet dhe nuk ka gabim mjekësor. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share