Vdekja e foshnjës 14-muajshe/ Oda e Mjekëve: Procedura përfundon javën e ardhëshme!

Ku mbeti përgjegjësia për vdekjen e foshnjes 14-muajshe?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi publikisht se patjetër të ketë përgjegjësi për këtë rast tragjik, duke potencuar se rekomandimet për masat tashmë janë dërguar në Odën e Mjekëve.

Klan Maqedoni kontaktoi Odën e Mjekëve për të parë se deri ku dhe si qëndron procedura. Nga kjo Odë u përgjigjën se, se për shkak të disa mungesave të mjekëve, Procedura për rastin e vdekjes së foshnjës 14 muajshe pritet që të përfundojë gjatë javës së ardhshme.

ODA E MJEKËVE

“Në lidhje me rastin që ju intereson, deri më tani në Odën e Mjekëve janë zhvilluar disa takime me anëtarë të organeve të ndryshme. Duke qenë se një pjesë e mjekëve anëtarë të organeve nuk ndodhen në vend këtë javë, presim që e gjithë procedura të përfundojë gjatë javës së ardhshme”.

Foshnja 14 muajshe ndërroi jetë më 5 tetor në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, pasi prindërit me ditë të tëra kishin kërkuar ndihmë nga njëra në klinikën tjetër.

Komisioni I Ministrisë së Shëndetësisë konstatoi se në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve janë bërë lëshime në vlerësimin për nevojën e hospitalizimit, kurse në Spitalin e Kozles ka patur vlerësim joadekuat të vështirësive respiratore.

Kujtojmë që familjarët e foshnjës kërkuan dorëheqjen e Ministrit Taravari dhe Drejtorit të Klinikës për fëmijë, Rexhep Memedi. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share