Vdekja e dyvjeçares në Kërçovë – paraburgim për babain!

FOSHNJA VIKTIMË E DHUNËS FAMILJARE

Pas 22 ditëve luftë për jetë, nga plagët e rënda, ndërron jetë foshnja dyvjecare nga Kërçova, për të cilën dyshohet babai I saj, I cili është privuar nga liria gjatë ditës së djeshme.

Prokuroria Themelore Publike – Kërçovë ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale – Vrasje, kurse prokurori public, gjykatësit të procedurës paraprake I ka dorëzuar propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

29-vjecari I dyshuar, më 18 dhjetor 2023, gjatë dhunës familjare, ka privuar nga liria vajzën e tij të lindur më 2022. Ai e ka goditur në këmbë dhe duar, duke I shkaktuar lëndime të rënda trupore – thyerje të kafkës së kokës, gjakderdhje në tru dhe thyerje të dy brinjve. Nga plagët e marra foshnja ka ndërruar jetë më 8 janar 2024 në qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share