Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, ka akuzuar gjyqtaren Daniela Aleksovska Stojanovska për lidhje me LSDM-në dhe për ndikim në lirimin e shoferit vrasës që goditi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kulakova.
Ai tha se gjyqtarja ka ndihmuar për të shpëtuar shoferin, i cili ishte i burgosur për drogë. Lefkov gjithashtu akuzoi Aleksovska Stojanovska për përdorimin e pronës së saj për selinë e LSDM-së në Rankovce, duke rrezikuar paanshmërinë e sistemit gjyqësor.
“Këto janë fotografitë e një shtëpie në pronësi të babait të gjyqtares Daniela Aleksovska Stojanovska, ku ndodhet selia e LSDM-së në Rankovce”.Gjyqtarja Daniela Aleksovska Stojanovska, e cila supozohej të ishte e paanshme dhe e lirë nga ndikimi partiak, jo vetëm që ishte e njëanshme në karrierën e saj dhe punonte në emër të LSDM-së, por në shtëpinë e saj e kishte vendosur edhe selinë komunale të LSDM-së në Rankovce” – tha Lefkov.
Për rastin në fjalë, ka reaguar edhe Zëëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e cila hodhi poshtë akuzat që i janë drejtuar lidhur me ndërhyrjen e mundshme për lirimin e shoferit Vasil Jovanov.
Ajo përmes një postimi në Facebook mohoi kategorikisht çdo lidhje me çështjen e aksidentit dhe e quajti të paarsyeshme shpifjen që ishte përhapur në media.
“Me përgjegjësi deklaroj se nuk kam asnjë kontakt, njohje apo miqësi me ASNJË nga personat e sipërpërmendur: as me autorin, as me prindin e tij dhe aq më pak me gjyqtarin që vendosi çështjet e tij. Nuk kam telefonuar askënd për të kërkuar një urgjencë të tillë, ndaj u trondita kur pashë që dikush kishte filluar të përhapte akuza të tilla për mua pa ASNJË arsye apo provë. Janë të pasakta, por edhe të palogjikshme, sepse në vitin në të cilin janë marrë ato vendime gjyqësore, unë nuk kam pasur asnjë post apo post pushteti nga i cili mund të kem ushtruar një ndikim të tillë” – tha Shekerinska.
Ndryshe, dje nëpër rrjete sociale ishin publikuar fotografi të 20-vjecarit Vasil Jovanov I cili shkaktoi vdekjen e 20-vjecares Frosina Kulakova.
Në fotografitë shihet Jovanovi në repartin e paraburgimit në Shutkë me celularë në duar.
Autoritetet e Drejtorisë për Ekzekutimin Sanksioneve kanë deklaruar se 20-vjecarit I është marrë celulari kurse në burg janë kryer bastisje kurse organet do të hetojnë implikimin e zyrtarëve policor. /tvklan.mk/