Vdekja e 21 vjeçarit: Gazetarja shqiptare me detaje të reja

“DITËN TRAGJIKE NOTI KA QENË I NDALUAR”

Në momentin kur 21 vjeçari Enis Halili ka vendosur të hyjë në det për t`u freskuar, në plazh ka qenë i vendosur “flamuri i kuq” që do të thotë se noti është i ndaluar, thotë për Klan Maqedoni, Arjona Hajdinaga gazetare nga Mali i Zi. Ajo shton se ekipet e shpëtimit kanë qenë të stacionuar në plazh por vetëm kanë nxjerrë trupin e pa jetë, ndërsa ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen.

“Është mjaftë vend i frekuentuar atë që dijmë deri në këto momente gjatë ditës së djeshme ka qenë në fuqi “flamuri i kuq” në bregdetin tonë, kjo do të thotë se ka rrymë dhe se është rrezik për larjen e turistëve dhe jo vetëm. Fatkeqësisht kjo nuk respektohet i gjithë flamuri ka qenë në të gjithë bregdetin edhe në plazhet e Ulqinit dhe në zonën Utjeha. Shpëtimtarët ghithmonë janë aty. Janë të detyruar të jenë një shpëtimtar në njëmijë metër. Kjo ngjarje i ka tronditur të gjihë qytetarët të cilat jetojnë në Ulqin” tha Arjona Hajdinaga, gazetare.

Ndryshe Ministria e Punëve të jashtme informon se autopsia është kryer ndësa shkaqe e vdekjes janë si pasojë e mbytjes në ujë ndërsa në trupin e tij nuk ka shenja dhune.

MPJ

“Sipas informacioneve nga institucionet kompetente malazezase, obduksioni është kryer dhe është konstatuar vdekje si pasojë e mbytjes në ujë. Në ambasadën tonë në Mal të Zi është kryer procedura e lëshimit të lejes për transportimin e kufomës së të ndjerit në Maqedoninë e Veriut”.

Pas kryerjes së procedurave të nevojshme në Podgoricë, trupi i pajetë i 21 vjecarit, pritet që brenda ditës të mbërrijë në Tetovë, kurse dita e varrimit do të bëhet e ditur nga familja e tij.

Ndryshe dy ditë më parë 21 vjeçari nga Tetova ishte nisur për të punuar gjatë sezonit të verës në Utjehë, vend turistik në Mal të Zi, duke humbur tragjikisht jetën në ujrat e Adriatikut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share