Vdekja e 17-vjeçarit në lokalin e natës, ISHMT: Pajisja nuk ishte ashensor, por e improvizuar

Pajisja që shërbente si ashensor për transportimin e mallrave në lokalin e natës në Sarandë ku vdiq punonjësi 17-vjeçar, nuk është ashensor por pajisje e improvizuar për transport mallrash.

Kështu thotë Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pas inspektimeve që bëri në lokalin e natës.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se: Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij. ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut”, thuhet në njoftimin e IMSHT.

Kjo pajisje që shërbente si ashensor i lokalit për mallrat u këput duke zënë poshtë 17-vjeçarin Antonio Delilaj.

Policia tha se ngjarja është regjistruar rreth orës 1:15 të mëngjesit, kohë kur është këputur kavoja e ashënsorit, i cili përdorej nga biznesi kryesisht për furnizimin e lokalit dhe ka zënë poshtë adoleshentin i cili punonte aty si ndihmës kamarier.

Për ngjarjen e rëndë, në pranga u vu 43-vjeçari Lulëzim Allkushi, i cili kishte montuar ashensorin si dhe është shpallur në kërkim Spiro Iljadhi, 37 vjeç pronari i biznesit.

/tvklan.al


Lexo gjithashtu
Total
0
Share