Ushtria ukrainase dhe ushtria private “Wagner” kanë raportuar të enjten për tërheqje të mëtejshme ruse rreth qytetit Bakhmut, ndërsa Kievi vazhdon me përparimin më të madh për gjashtë muaj përpara një kundërofensivë të planifikuar.
Trupat ukrainase pranë vijës së frontit thanë se Rusia po bombardonte rrugët e hyrjes për të ngadalësuar sulmin ukrainas, i cili ka ndryshuar vrullin pas muajsh të përparimeve të ngadalta ruse në luftimin tokësor më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
“Tani, në pjesën më të madhe, ndërsa kemi filluar të përparojmë, ata po bombardojnë të gjitha rrugët për në pozicionet e përparme, kështu që automjetet tona të blinduara nuk mund të dërgojnë më shumë këmbësori, municione dhe gjëra të tjera”, tha Petro Podaru, komandant ukrainas.
Ushtria e Ukrainës tha se trupat kishin avancuar me më shumë se një milje. Forcat e saj kishin qenë në mbrojtje për gjysmë viti, duke u përballuar me një ofensivë të madhe nga Moska që pa vetëm fitime të ngadalta.