Vazhdon situata e krizës në burgun e Idrizovës

NË PRITJE TË PUNËSIMEVE TË REJA, BURGU SIGUROHET NGA MPB-ja dhe ARMV-ja

Derisa nuk ka vendime për punësime të rregullta të policisë së burgut, do të vazhdojë situata e krizës në burgun e “Idrizovës” ka deklaruar Drejtori i Burgut, Zoran Jovansovski.

Situata e krizës është vendosur në qershor të vitit të kaluar me qëllim të parandalimit të kërcënimeve dhe përforcimit të sigurisë si rezultat I numrit jo të mjaftueshëm të punonjësve në këtë burg.

Derisa pritet pëlqimi i Ministrisë së Financave për punësimin e pjesëtarëve të rinj të policisë së burgut, “Idrizova” aktualisht sigurohet nga MPB-ja dhe Armata e Maqedonisë së Veriut.

Nga Drejtoria e burgut kanë thënë se po bëhen rikonstruime brenda objektit, por vazhdon të ketë mbipopullim të të burgosurve.

“Bëhet rikonstruimi, sanimi i disa dëmtimeve në repartin gjysmë të hapur dhe të hapur, kurse në atë të mbyllur janë objektet që I kemi trashëguar dhe atje përmirësohen kushtet e akomodimit.Megjithatë, ende kemi mbipopullim” – tha Zoran Jovanovski, drejtor i Burgut të Idrizovës.

Këto komente u bënë para nisjes së ngjarjes së sotme me titull “Lufta kundër torturës dhe trajtimit johuman”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share