Vazhdon seanca kuvendore për zgjedhjen e zëvendësministrave

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 104-t me debat rreth pikës së katërt të rendit të ditës – Propozimi për emërimin e zëvendësministrave në Qeveri.

Deputetët do ta vazhdojnë debatin e filluar dje për zgjedhjen e zëvendësministrave të Mbrojtjes Tiron Jajaga, të Drejtësisë Viktoria Avramovska Madiq, të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Vjollca Berisha, të Shëndetësisë Maja Manoleva dhe të Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në cilësinë e propozuesit të zëvendësministrave, në fjalimin e tij në fillim të seancës së djeshme, theksoi se me zgjedhjen e tyre do të kompletohet plotësisht përbërja e re e Qeverisë.

“Por, para nesh do të hapet një detyrim serioz – të marrim vendime të pjekura që do t’i sigurojnë perspektivat e vendit. Nëse për atë nevojitet rritje të shumicës – atëherë, me të gjithë do të flasim. Qeveria është e hapur për bashkëpunim në të ardhmen me të gjithë ata që janë të gatshëm të veprojnë me ndërgjegje dhe t’i mbështesin reformat, politikat ekonomike dhe agjendën evropiane, për të mirën e qytetarëve dhe shtetit”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, me rikonstruimi i Qeverisë do të përforcohet stabiliteti politik dhe hapet rruga për rritjen e efikasitetit të Kuvendit dhe të institucioneve në drejtim të realizimit pa probleme të qëllimeve kyçe strategjike.

Kuvendi dje paraprakisht në kuadër të seancës së 104-t, me 62 vota “pro” dhe asnjë kundër apo abstenim i shkarkoi zëvendësministrat e Mbrojtjes Bashkim Asanin, të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Abdulshuqur Abedinin dhe të Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliun.

Kuvendi në seancën e 104-t për rikonstruimin e Qeverisë filloi para tre javëve, ndërsa ministrat e rinj në Qeverinë e Kovaçevskit Krenar Lloga i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësi, Azir Aliu i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova e Mjedisit Jetësor dhe Planifikit Hapësinor u zgjodhën para mesnatës të së hënës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share