Vazhdon lufta tregtare, Kina me tarifa shtesë prej 34% për mallrat amerikane

Kina ka thënë se do të shtojë një tarifë prej 34% për mallrat amerikane duke filluar nga 10 prilli.

Ministria e saj e financave thotë se tarifat e SHBA për produktet kineze “nuk janë në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar tarifat 54% ndaj Kinës, të cilat përfshijnë detyrimet e mëparshme tashmë të vendosura. Kjo e bën Kinën një nga vendet më të goditura në listën tarifore të Amerikës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share