Vazhdon kërkimi për trupin e 29 vjeçarit në Likovë

Kanë vijuar edhe sot kërkimet për të katërtën ditë me radhë për gjetjen e trupit të 29 vjeçarit i cili më 29 korrik humbi në ujërat e liqenit artificial të Gllazhnjës, në rajonin e Likovës.

Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, kushtet e kërkimit janë shumë të vështira dhe thellësia e ujit është më shumë se 20 metra. Sipas tyre, shikueshmëria gjithashtu është e dobët, posaçërisht kur ka thellësi.

Nga QMK theksojnë se vazhdimisht kërkohet trupi në liqen, ndërsa policët e SPB Kumanovë e sigurojnë vendin e ngjarjes./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share