TAKIMI ME ZV/KRYEMINISTRIN BYTYQI PA REZULTATE
Vazhdon greva në Qendrën Shtetërore të Provimeve. As takimi i djeshëm I sindikatës me Zv/Kryeministrin për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqin, nuk ka dhënë rezultate, njofton KlanM.
“Na u ofrua pagesa e K-15, dicka që na takon me ligj, na u ofrua rritja lineare e pagave, dicka që duhej të ndodhte me automatizëm dhe të mos jetë pjesë e negociatave. Me një fjalë me sjelljen e tyre injoruese dhe me dhënien e propozimeve tjera që nuk ishin pjesë të negociatave e shpallin marrëveshjen tonë individuale kolektive të pavlefshme” – tha Emilija Boshkovska, sindikata e QSHP-së.
Nga Qendra Shtetërore e Provimeve thanë se revolta është e madhe dhe se tash e tutje nuk do të prononcohen në publik.
Lidhur me çështjen e maturës shtetërore, sipas tyre, përgjigjet duhet t`i jep Ministria e Arsimit.
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, siç percjell KlanM, para disa ditëve, deklaroi se matura shtetërore patjetër të mbahet më 27 Maj dhe që procesi të realizohet, nëse ka nevojë, do të kyçen edhe punonjësit e Ministrisë së Arsimit. /KlanMacedonia/