Vazhdon debati në Kuvend për ribalancin e buxhetit

RIBALANCI I BUXHETIT

Ka vazhduar edhe sot debati në Komisionin parlamentar për financa dhe buxhet, ku po diskutohet për ribalancin e buxhetit. Partitë e pushtit vlerësojnë se ky është ribalanci më i vështirë, pasi bazohet në buxhetin më të keq dhe më të vështirë deri më tani.

Ndërkaq, sipas opozitës, ky ribalanc është më i keqi deri më tani dhe me të nuk ka rritje të pagave dhe pensioneve.

“Ribalanci tregon se, Qeveria është konfuze dhe pa vizion të qartë për zhvillim të shtetit. Me ribalancin qytetarët marrin borxhe të reja, borxhi publik është rritur, ka edhe rritje të deficitit. Qeveria e përdor alibin klasik – “nuk ka para”, pas të cilës qëndron mungesa e kapacitetit arritjen e rezultateve dhe politika reformuese” – tha Mitko Trajçuleski, LSDM.

Ndërkohë, duke në replikën e tij ndaj deputetit të LSDM-së, Mitko Trajçuleski, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, tha se teza se nuk ka buxhet për rritje të pagave është e rrejshme.

“Është gënjeshtër se nuk ka fonde për të rritur pagat. Nuk është absolutisht e vërtetë që nuk u pranuan kërkesat e sindikatave. Ky është një propozim ribalancues, me të cilin deri në fund të vitit duhet të shlyhen të gjitha detyrimet e marra nga qeveria e kaluar, për të cilat nuk ka fonde. Në buxhetin e paraparë fillimisht për pagesën e pagave deri në fund të vitit nuk ishin paraparë 4,1 miliardë denarë. Në shumë institucione ato mjete ishin planifikuar vetëm deri në muajin e gjashtë” – tha Bojan Stojanoski, VMRO.

Të hyrat e përgjithshme në ribalancin e buxhetit janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 362,8 miliardë denarë. Rritja e BPV  është parashikuar në 2.1 për qind, inflacioni në nivelin 3.5 për qind dhe deficiti buxhetor 4.9 për qind. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share