Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për rishikimin e Buxhetit për vitin 2022. Për të folur në debat të përgjithshëm janë paraqitur edhe dy deputetë pas çka duhet të fillojë debati rreth amendamenteve. Gjatë punës së këtij komisioni duhet të shqyrtohen më shumë se 200 amendamente të parashtruara kryesisht nga opozita.
Në tri ditët e kaluara të debatit kuvendor për ribalancin deputetët e opozitës dhe të pozitës patën qëndrime të kundërta. Për opozitën ribalanci është dëshmi se ekonomia është shkatërruar dhe se vazhdimisht po rritet varfëria. Deputetët e pozitës nga ana tjetër, porositën se me ribalancin realizohet kursimi i mjeteve serioze të cilat do të përdoren për ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe ekonominë.