Vazhdojnë reagimet për bllokimin eurointegrues të vendit! Partitë përplasen mes vete, askush nuk mban përgjegjësi

Këtë deklaratë e kishte dhënë Arben Taravari menjëherë pas formimit tê Qeverisë VLEN-VMRO.

Por, pa kaluar tre muaj nga formimi i Qeverisë tashmë është e qartë se Shqipëria vazhdon e vetme rrugën drejtë BE ndërsa  Maqedonia do të vend numërojë për shkak të kundërshtimit të plotësoj kushtin për ndryshimet kushtetuese.

VMRO-DPMNE e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të plotësoj këtë kusht që kërkon BE nga Maqedonia e Veriut.

I pyetur nga Klan Maqedoni se a do të ketë ndryshime Kushtetuese brenda gjashtë muajsh, siç VLEN kishte premtuar, deputeti Aleksandar Veljanovski nga VMMRO DPMNE thotë se për premtimet e tyre, duhet të flasin vet deputetët e VLEN.

Deputetët e VLEN që ishin pjesë e komisioneve të cilët sot kishin seanca, nuk e panë të arsyeshme të ndalen për të dhënë sqarime para kemerës së Klan Maqedoni se cila do të jetë rruga që Maqedonia që do e ndjekë tani dhe nëse do të ketë ndryshime kushtetetuese siç edhe kishin premtuar.

Nga ana tjetër, BDI e ka cilësuar si ecuri të gabuar faktin se tashmë edhe BE ndau rrugët me Maqedoninë e Veriut.

Nga BDI thonë se vazhdimisht kanë paralajmëruar se kjo qeverisje do të jetë dështim që do të sillte pasoja të rënda për qytetarët.

” Nuk jemi më në një rrugëtim të përbashkët me Shqipërinë, dhe kjo është një goditje ndaj unitetit dhe qëndrueshmërisë rajonale për të cilën jemi përpjekur kaq gjatë. Bashkimi Demokratik për Integrim, në vazhdimësi, ka paralajmëruar se ky dështim do të kishte pasoja të rënda. Çdo ditë që reformat kushtetuese shtyhen është një ditë e humbur për të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë. Çdo dështim në miratimin e këtyre reformave është një hap më larg nga familja evropiane dhe një hap më pranë izolimit, ndarjes dhe ngecjes në vend”, thonë nga BDI

Partisë së Ahmetit me shkrim I kanë reaguar nga VLEN duke thënë se BDI sillet sikur të kishte qenë në opozitë 9 vjet e jo vetëm 90 ditë.

“Nuk ka nënvlerësim më të madh të opinionit se sa të akuzosh Qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për vendimin e BE-së për ndarjen e Shqipërisë. Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar ndaj përshpejtimit të procesit të integrimit dhe zbatimit të reformave të domosdoshme për t’i përmbushur standardet më të larta evropiane. Koalicioni VLEN nuk do të ndalet derisa Maqedonia të marrë vendin e saj të merituar në Bashkimin Evropian.
Evropa na pret – dhe ne jemi gati ta realizojmë këtë vizion!, 
thonë nga VLEN.

Sllavjanka Petrovska nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka deklaruar për Klan Maqedoni se VMRO ja arriti qëllimin bllokimin e procesit integrues të vendit.

Ndryshe, nga Komisioni Europian deklaruan se presin me  padurim nisjen e negociatave sipas kapitujve me RMV-në pas përmbushjes së kritereve të dakorduara. Gjegjësishtë pas ndryshimeve kushtetuese ku bullgarët duhet të bëhën pjesë e saj. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share